Më 22 janar 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Ebrar Dalip të muhafizes hfz. Neal Ibrahimi.
Përfaqësuesja e Myftinisë Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizen dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit zhvillohen në xhaminë e “Re” të Çairit para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje:
Hfz. Munevere Murtezi – kryetar;
Hfz. Selvije Dardhishta – anëtar; dhe
Hfz. Kadrije Sulejman – anëtar.
Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejten xhami.