SEANCA E PESTË DËGJIMORE E KANDIDATIT PËR HAFIZ SEAD IDRIZI

Me datë 19 qershor 2020 (e xhuma), pas namazit të drekës, në shtëpinë e kandidatit në fjalë, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit Prof. Shafi ef. Osmani, prof. Sheval ef. Azizi dhe hfz. Sadudin ef. Sulejmani vazhdoi me seancën e pestë të dëgjimit të kandidatit për hafiz, Sead Idrizi nga fshati Bukoviq.

Kandidati, para komisionit lexoi xhuzet 25,26,27,28, dhe 29 nga Kurani Famëlartë.

Seanca dëgjimore u zhvillua në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe përfaqësuesit të Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati

Lusim Allahun Fuqiplotë që kandidatin për hafiz ta ruan nga çdo e keqe, tia shton diturinë dhe tia mundëson ta jetëson Kuranin në jetën e tij, ndërsa Muhafizin hfz. Huzri Idrizi ta shpërblen me të mirat e Tij.

Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup