Me datë 7 qershor 2023, pas një angazhimi permanent të sektorit për vakëfe pranë Myftinisë së Shkupit me qëllim shtimin e pronave, bashkë me përkrahës dhe dashamirë Myftinia e Shkupit arriti të blejë dhe të shtoj në pronësinë e saj edhe një vakëf tjetër, duke ja bashkangjitur vakëfit të mëparshëm. Kjo është pjesë e planit për një projekt i cili në të ardhmen e afërt do të jetë në shërbim të besimtarëve.