SHPËRNDAHEN 400 PAKO USHQIMORE NË KATËR RAJONET E MYFTINISË

Më 14 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup nën udhëheqje të Rijasetit të BFI dhe në koordinim të OH “Hilal” organizoi shpërndarjen e 400 pakove ushqimore në katër rajonet e Myftinisë.
Ky aksion zhvillohet në prag të Fitër Bajramit si donacion i Drejtorisë së Vakëfit të Turkiyes, në bashkëpunim me këshillet e xhamive dhe përfshin familje nevojtare, jetimë dhe skamnorë.