Në suaza të këtij aksioni krahas besimtarëve në nevojë, përfitues ishin edhe të punësuarit nevojtarë në dy ndërrmarjet publike të qytetit të Shkupit; “N.P. Higjiena Komunale- Shkup dhe N.P. “Parqe dhe Gjelbërime”
Pakot i pranuan përfaqësuesit e dy ndërrmarrjeve me ç’rast falenderuan Myftininë e Shkupit për ndihmën e ofruar duke premtuar se këto pako do të shpërndahen tek të punësuarit që bëjnë pjesë në kategorinë e familjeve nevojtare.
Myftinia e Shkupit po vazhdon me shpërndarjen e pakove me mish kurbani edhe gjatë kësaj dite të Festës së Kurban Bajramit.
All-llahu e pranoftë kurbanin tuaj dhe e shpërbleftë mundin e gjithë atyre që dhanë kontribut në menaxhimin e suksesshëm të këtij projekti!