Me datë 30.06.2023, dita e tretë e Kurban-Bajramit – ditë feste, ndërsa për neve – ditë pune, ditë angazhimi, ditë e kryerjes së amanetit kundrejt besimtarëve.
Gjatë ditës së sotme, u shpërndanë pako me mish kurbani në 23 xhamia të rajonit të karadakut.
Në koordinim me këshillet e xhamive të Shkupit, familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e kuzhinës së Medresesë “Isa Beu”.
Si çdo vit, në të katër rajonet, aksionin e kanë udhëhequr referentët e rajoneve përkatëse në bashkëpunim me hoxhallarët dhe përfaqësuesit e këshilleve të xhamive tona të cilët e shpërndanë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht, me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në familijet me status të rrezikuar social.
Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj ndërsa gjithë ata që sot u angazhuan në distribuimin e mishit të kurbanit, Allahu ua kompenzoftë kontributin.