Çdo vit në prag të korrikut përkujtojmë Masakrën e Srebrenicës, ku më 11 korrik 1995, 26 vjet më parë, njerëz të pafajshëm burra e gra, kanë pësuar në gjenocidin e e shkaktuar në këtë vend, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ajo që ndodhi në Srebrenicë është katastrofa më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore me gjenocidin e shkaktuar ndaj vëllezërve tanë boshnjakë.
Ky vend u bë vendvarrezë, ku ranë dëshmorë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër.
Gjithashtu, kjo është një kujtesë për ngjarjen e tmerrshme që vrau dinjitetin njerëzor, koston që e pagoi edhe populli ynë dikur.
Ne sot, po rikujtojmë dhe ndajmë dhimbjet dhe fatin e njëjtë të së kaluarës sonë të dhimbshme.
Vërtetë, dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, andaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave.
All-llahu ua lehtësoftë dhimbjen dhe mërzinë!
Srebrenica, kurrë mos u harroftë!
DR.QENAN EF. ISMAILI
MYFTI I SHKUPIT