Dje, 12 qershor 2023, Reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV h. hfz. Shaqir ef. Fetai, realizoi mbledhje të përbashkët me të gjithë koordinatorët dhe stafin udhëheqës për haxhinjtë e R. Maqedonis së Veriut i cili mes tjerash theksoi rëndësin e emanetit që udhëheqësit e kanë, këtë vit në krye me myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i cili nga përvoja jam i bindur që do të angazhohet shpirtërisht për kryerjen e këtij obligimi me përkushtim. Poashtu uroj që haxhinjtë e vitit 2023 të jenë shëndosh e mirë dhe të kthehen me haxh të pranuar tek familjet e tyre.
Kryetari i haxhit për këtë vit myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili para të pranishmëve paraqiti vendimet për udhëheqësit, komisionet që do të jenë në shërbim të haxhinjëve dhe planin operativ për një organizim të mirfilltë e profesional.
Mes tjerash myftiu shprehu mirënjohje për besimin e treguar në udhëheqjen e haxhinjëve të këtij viti me shpresë që ta çoj në vend këtë amanet.