TAKIM PUNE ME UDHËHEQËSIT E HAXHIT 2023

Me datë 8 qershor 2023, në hapësirat e sallës së mbledhjeve të BFI – së, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, realizoi takim pune me personelin udhëheqës të Haxhit 2023. Në këtë takim informativ u shpalos plani operativ dhe vendimet e haxhit për këtë vit. Udhëheqësit dhe mjekët u informuan për përgjegjësitë dhe obligimet që duhet t’i përmbushin gjatë kryerjes së haxhit dhe u bë shpërndarja e vendimeve të Myftinisë për realizimin e një haxhi të suskesshëm. Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet e trajnimit për haxhinjtë I cili do të realizohet më datë 11 qershor.