TAKIM VLERËSUES MBI PUNËN E INSTITUTIT TË HIFZIT “HAFËZ ISMAIL EFENDIU”
Më datë 13 dhjetor, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, priti në takim hfz.Xhemail ef.Nuhijun, drejtor i Institutit të Hifzit – “Hafëz Ismail Efendiu” dhe ndihmësin e tij, të palodhurin hfz. Jashar ef. Ibrahim.
Në këtë takim, hfz. Xhemail ef.Nuhiju njoftoi Myftiun për veprimtarinë e Institutit përgjatë vitit 2023, për sfidat që e shoqëruan, aktivitetet e realizuara, arritjet e nxënësve dhe hafëzllarët e rinjë që memorizojnë Kuranin Famëlartë në kuadër të programit arsimor që zhvillohet në Institutin e Hifzit.
Kurora e sukseseve në këtë vitë është dalja e dy hafizëve në këtë Institut, hfz. Ali ef. Mexhiti dhe hfz. Sead ef. Ferati.
Përndryshe, në këtë moment mësimet e hifzit në këtë Institut i ndjekin 16 nxënës.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, përgëzoi Institutin e hifzit për sukseset e arritura.
Mes tjerash, u diskutua për planin e veprimtarisë së vitit 2024.
Lusim All-llahun e Madhërishëm që ta shpërblenë punën dhe përkushtimin e hfz. Xhemail ef.Nuhiju dhe hfz. Jashar ef. Ibrahim, në nxjerrjen e hafizëve të rinjë të cilët do të jenë në shërbim të besimtarëve dhe që do ta mbrojnë me krenari e dinjitet fjalën e Tij, Kuranin Famëlartë.
TAKIM VLERËSUES MBI PUNËN E INSTITUTIT TË HIFZIT PËR VAJZA “BEZISTEN”
Më datë 14 dhjetor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, priti në takim hfz. Kadrije Sulejman, përgjegjëse e Institutit të hifzit për vajza “Bezisten” dhe bashkëpuntoren e saj hfz. Hysnije Kurtulush.
Në këtë takim përgjegjësja hfz. Kadrije Sulejman, e njoftoi Myftiun për aktivitetet e zhvilluara në këtë Institut, sfidat me të cilat u ballafaquan, të arriturat e nxënëseve që ndjekin mësimet në kuadër të programit vjetorë dhe për gjitha aktivitetet e realizuara përgjatë kësaj periudhe. Përndryshe, mësimet e hifzit në këtë Institut e ndjekin 13 nxënëse.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, përgëzoi institutin e hifzit për vajza për sukseset e arritura.
Mes tjerash, përgjegjëset para Myftiut paraqiten edhe planin për vitin 2024.
E lusim Allahun e Madhërishëm që ky vitë të jetë i bereqetshëm për Institutin dhe këta vajza që ndjekin mësimet, me shpresë se do të kurorëzohen me hifzë dhe do t’i shërbejnë besimtarëve në vendin tonë.
#NëShërbimTëJetësFetare #MyftiniaShkup #HIFZI