Më 6 shkurt 2023, pas namazit të jacisë Myftinia e BFI – Shkup filloi me trajnimin për bukurkëndim të ezanit ku marrin pjesë rreth pesëdhjetë kandidatë.
Në hapjen e këtij trajnimi që planifikohet të zgjasë një muaj, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili uroi pjesëmarrësit dhe foli për vlerën dhe rëndësinë e bukurkëndimit të ezanit dhe reflektimin e tij në imazhin e islamit dhe muslimanëve në përgjithësi.
Për këtë qëllim Myftinia ka angazhuar imamin e xhamisë “Mustafa Pasha” hfz. Fatih Derdiyok nga Republika e Turqisë, trajnues me eksperiencë të bujshme që ka ndjekur një mori trajnimesh nga ekspertë të njohur për bukurkëndimin e ezanit.
Këtë trajnim Myftinia e BFI – Shkup e realizon si pjesë e aktiviteteve të saj në mbarëvajtjen e jetës fetare në Shkup.