Më 5 shkurt 2024, Myftinia e BFI – Shkup në xhaminë “Fatih Sulltan Mehmet” në Batincë, realizoi tribunë fetare kushtuar natës së Israsë dhe Miraxhit.
Mysafir i kësaj nate ishte h. Fidaim ef. Fazliu, kryetar i KBI – Kaçanik.
Moderatori h. Ali ef. Ziberi pas hapjes së programit në fillim ftoi hatibin e xhamisë h. Jasir ef. Islami për fjalë përshëndetëse i cili falenderoi Myftininë e Shkupit që përzgjodhën këtë xhami për realizimin e tribunës, hoxhallarët e shumtë dhe xhematin për prezencën e tyre.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigjë ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit në këtë natë të bekuar.
Në ligjëratën e tij hoxha Fidaim ef. Fazliu, elaboroi temën në fjalë dhe përcolli disa urtësi dhe mesazhe që dalin nga mrekullitë e kësaj nate.