Më 2 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi tribunën e parë fetare në xhaminë e re në Çair.
Me temën “Ramazani muaji i përmendjes” xhematin e Shkupit e nderoi ligjëruesi dr. Sabahudin Jashari nga Shqipëria.
Fillimisht moderatori hfz. Irfan Sulejmani ftoi hatibin e xhamisë së re të Çairit Sadush ef. Tahiri t’iu drejtohet të pranishmive. Ai falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit.
Në ligjëratën e tij dr. Sabahudin Jashari përmendi disa aspekte të ramazanit dhe potencoi nevojën e njeriut bashkëkohor për kuptim.