Më 02 prill 2023, në xhaminë “Ikre” në Saraj u realizua tribunë shkencore për gjininë femrore.
Nën moderim të gazetares Zerijeta Jahjaga u prezantuan ligjërueset: Hatixhe Sefa, psikologe;
Arta Iseni Asani, Gjinekologe; dhe
Naxhije Bakija, teologe.
Fillimisht me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Xhevhere Ramani.
Ky program u begatua me ilahi dhe ashere nga nxënëset e Medresesë, ndërsa për të pranishmet pati hapësirë të parashtrojnë pyetje reth temave të trajtuara në këtë tribunë.