U PËRMBYLL PROJEKTI “NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË”

Më 12 mars 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në namazin e sabahut mori pjesë në përmbylljen e projektit “Në xhami së bashku me fëmijë”.
Është ky projekti dymujor që u realizua në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup gjatë muajve të dalluar Rexhep dhe Shaban.
Bartësit e këtij projekti imami i xhamisë Mustafa Pasha hfz. Fatih Derdiyok, atasheu pranë ambasadës së Turqis z. Mustafa Mesten, hatibi h. Abdusamed Zekiri, hoxha Furkan Jahja dhe këshilli i xhamisë me sukses udhëhoqën këtë aktivitet dhe për çdo ditë të diel në namaz të sabahut u organizua program me Kuran dhe ilahi.
Këtë aktivitet e ndoqën një numër i konsiderueshëm i besimtarëve të rinj së bashku me prindërit e tyre çdo të diel në namazin e sabahut. Edhe sot, si në javët e kaluara për xhematlinjtë e vegjël u shpërndanë dhurata.

Në fjalën e tij Myftiu falenderoi dhe uroi bartësin e këtij aktiviteti, uroi dhe inkurajoji të rinjtë të vazhdojnë këtë rrugë. Ai më tej theksoi se pamjet e këtilla në xhami të japin shpresë dhe qetësi për të ardhmen dhe bereqetin e kësaj toke.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe donatorë, vullnetarë të shumtë dhe prindër që shoqëruan fëmijët e tyre në namaz të sabahut.