U PËRMBYLLËN IFTARET HUMANITARE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 20 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup përmbylli iftaret humanitare.
Për çdo natë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit në sofrën e iftarit u shërbyen rreth 2000 iftare që iu dedikuan studentëve, familjeve me jetimë dhe familjeve në nevojë.
Mirënjohje për të gjithë ata që përkrahën këtë iniciativë të Myftinisë dhe dashamirëve që u kujdesën gjatë këtij Ramazani të shtrohen iftare për këto kategori të shoqërisë sonë.
Ibadete të pranuara dhe shpërblime në të dy botët!