
Më 28 mars, 2022 , (e hënë), u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e diplomimit të 20 nxënësve pranë mektebit të xhamisë “Neda” – Haraçinë.
Programin e hapi Rejhane Iseni Ramani, mualime e nxënësve, e cila në emër të familjarëve të nxënësve falenderoi të pranishmit që kishin ndarë kohë për të ndjekur këtë manifestim duke lutur All-llahun e Madhëruar që nxënësit t’i shpërblejë për sakrificën dhe angazhimin e tyre në mësimin e Fjalës së Allahut dhe rregullave bazë të islamit.
Në ceremoninë e mbajtur, u paraqitën pjesë të mësimeve që kishin ndjekur, recituan pjesë nga Kurani famëlartë dhe ilahi.
Arife Asani, përfaqesuese e Myftinise , mbajti fjalën e rastit, me ç’rast shprehi mirënjohje dhe vlerësimet e saja të larta për punën e pakursyer të mualimes dhe njëkohësisht uroi nxënësit për suksesin e arritur.
Pas programit, u bë ndarja e certifikatave, ndërsa mualimes iu dhurua mirënjohje dhe libër në emër të Myftinisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e mësim-besimit islam në mektebin e xhamisë.