U REALIZUA MBLEDHJA ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Myftinia e Shkupit, më datë 19 mars 2022, (e shtunë), realizoi me sukses mbledhjen e rregullt me nëpunësit e gjitha rajoneve të Shkupit si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse , për t’i njoftuar për aktivitetet e realizuara deri më tani, e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetshëm. (2022/1443).
Në këtë mbledhje morën pjesë; Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, anëtarët e Myftinisë së Shkupit, hatibët, imamët, mualimët e mualimet si dhe mutevelitë që veprojnë nëpër gjitha xhamitë tona.
Mbledhja filloi me ashere të lexuar nga hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit të Hifzit “Ismail Efendiu”.
Mr. Nexhmi ef. Ferati, sekretar i Myftinisë së Shkupit, bëri hapjen dhe moderimin e kësaj mbledhjes; ku paraqiti pikat e mbledhjes.
Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, paraqiti para të pranishmëve raportin e përgjithshëm të vitit 2021; ku dha një paqyrë mbi aktivitetet që janë realizuar, sfidat që kemi pasur vitin që përcollëm si dhe arritjet dhe sukseset tona të përbashkëta.
Pastaj, paraqiti me radhë aktivitetet e planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, mbi vendimet e sjellura në mbledhjen e mbajtur me anëtarët e Myftinisë së Shkupit ; mbi mënyrën e organizimit të Ramazanit në gjitha xhamitë e territorit të qytetit të Shkupit.
Më pas, Myftiu në emër të Myftinisë së Shkupit, dekoroi me ‘MIRËNJOHJE’ të veçantë; ish anëtarët e Myftinisë së Shkupit dhe ish-anëtarët e angazhuar nëpër komisionet e Myftinisë së Shkupit, në shenjë falenderimi dhe respekti për kontributin e tyre përgjatë mandatit 2017-2021.
Nevzat ef. Ameti – anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Ferid ef. Selimi – anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Hfz.Sabit ef. Emin- anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Hfz. Sahdudin ef. Murati – anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Nimet ef. Ameti – anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Adnan ef. Kadriu – anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Ramadan Arifi – anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Kenan Abdulla – anëtar i Myftinisë së Shkupit;
Hfz. Shafi ef. Osmani – kryetar i komisionit të Hifzit pranë Shkupit;
Hfz. Sheval ef. Azizi – anëtar i komisionit të Hifzit pranë Myftinisë së Shkupit;
Zeqirja ef. Tairi – anëtar i komisionit fetaro-arsimor pranë Myftinisë së Shkupit.
Lusim All-llahun xh.sh që t’ua kompenzojë kontributin e dhënë me mirësitë e kësaj bote dhe të Ahiretit!
Krejt në fund, u bë shpërndarja e ID kartelave për hoxhallarët me vlefshmëri deri në vitin 2025 si dhe vendimet e Ramazanit 2022; në shqip, maqedonisht dhe turqisht.