Më datë 22 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Shefket ef. Baftjari dhe Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Omer ibn Abdulaziz – Hasanbeg.
Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Elez ef. Aliu.
Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
