Më datë 26 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Shefket ef. Baftjari anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Çiflik.
Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi Rahim ef. Sulejmani.
Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.