UDHËZIME PËR KRYERJEN E NAMAZEVE DITORE NË XHAMI GJATË PERIUDHËS SË PANDEMISË KOVID – 19

1. Besimtarët me simptoma gripi, namazin e falin në shtëpi dhe jo në xhami
2. Besimtari merr abdes në shtëpi
3. Çdo kush merr me vete sexhade personale, përdor tespihët dhe Kuranin personal
4. Obligohet të përdor maskë mbrojtëse
5. Dezinfekton duart në hyrje të xhamis
6. Brenda xhamisë falet në vendet e përcaktuara paraprakisht
7. Në oborrin e xhamisë kujdeset vet për distancën fizike gjatë faljes
8. Pas përfundimit të namazit ju largohet përshëndetjeve me kontakte fizike
9. Nuk krijon turmë gjatë daljes nga xhamia
10. Nuk qëndron në grupe pa nevojë brenda e as jashtë xhamisë
Të respektohen udhëzimet e lartpërmendura dhe të bashkëpunojnë me këshillin e xhamisë dhe nëpunësin fetar në zbatimin e të njëjtave.
All-llahu xh.sh. i pranoftë gjitha ibadetet tona!