Urime viti i ri shkollor 2021-2022
“..All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.” (Muxhadele, 11)
Të nderuar mësimdhësimdhënës e ju nxënës të dashur,
Me rastin e 1 Shtatorit, ju uroj nga zemra për këtë fillim të vitit të ri shkollor.
Filloristët që për herë të parë u ulën sot në bankat shkollore, ju uroj fat dhe i përgëzoj për rrugën e gjatë por të dinjitetshme të dijes dhe edukimit që fillojnë sot.
Nisur nga fakti se All-llahu e bëri obligim fetar nxënien e dijes, këtë rrugëtim të shenjtë, ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë fort, në mënyrë që të gjithë fëmijëve të ju garantohet mësim dhe edukim cilësor dhe një e ardhme e sigurt dhe më e ndritur.
Uroj gjithashu prindërit, të cilët do të duhet të jenë mbështetja kryesore, që fëmijët tanë të ndjehen të qetë, të sigurtë dhe plot besim në rrugën e gjatë të dijes.
Shpresoj që me punë të palodhshme e të sinqertë të të gjithë mësuesve nuk do mungojë suksesi.
Me respekt të thellë,
Dr. Qenan ef. Ismaili
Myfti i Shkupit