
Më 22 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup, në vazhdën e përgatitjeve për Ramazanin 2023 përmbylli inçizimin e ligjëratave me nëpunësit fetarë në kuadër të video projektit “Emrat e bukur të Allahut”. Ligjëratat u inçizuan në xhaminë “Dyqanxhik” dhe do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
