VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2024

Më 18 shkurt 2024 Myftinia e BFI – Shkup, në vazhdën e përgatitjeve për Ramazanin 2024 përmbylli inçizimin e ligjëratave me nëpunësit fetarë në kuadër të video projektit “Emrat e bukur të Allahut”. Ligjëratat u inçizuan në xhaminë “Allaxha” dhe do të emetohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.