VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 13 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të Karadakut, H.Fejsall ef.Kadriu prezantoi në 4 xhami përgjatë 4 kohëve të namazit.

Përgjatë vizitave të realizuara Fejsall Efendiu, si përgjegjës i xhamive të zonës së Karadakut ndau kohë për tu njoftuar me gjitha kërkesat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse dhe ecurinë e punëve nëpër këto xhami:

▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e fshatit Idrizovë.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Trubarevë.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit, vizitoi xhematin e xhamisë Konjare e Mesme.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë së Konjare e Poshtme.