VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË RAJONEVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 20 nëntor 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të qytetit, dr.Fatmir ef. Zaimi prezantoi në 5 xhami përgjatë 5 kohëve të namazit.

Përgjatë vizitave të realizuara dr. Fatmir ef.Zaimi, si përgjegjës i xhamive të zonës së qytetit ndau kohë për t’u njoftuar me gjitha kërkesat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse dhe për ecurinë e punëve nëpër këto xhami:

▪︎Në kohën e faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë së Çairit.
▪︎Hytben e xhumasë e mbajti në xhaminë “Haxhi Muhjidin” – Lagjja Seravë.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë ‘Murat Pasha’.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë ‘Arasta’.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë ‘Hudaverdi’.

Image may contain: 1 person, standing