Sot, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, më 01.04.2022, në prag të këtij muaji të bekuar të Ramazanit, është vënë guri i themelit i xhamisë së re në fshatin Gërçec, të komunës së Sarajit.
Në nisjen e xhamisë, kanë qenë të pranishëm: Reis’ul-Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, nikoqiri i këtij organizimi Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sekreari i Komunës së Sarajit, z. Sefi Shabani, Mr. Fadil ef. Ramadani, kryetari i OH “Hilal”, kryetari i Shoqatës së Ulemave Rexhep ef. Ziberi, drejtori për marrëdhënie me jashtë, Mr. Mustafa ef. Dauti, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë dr. Abdulkerim ef. Iseni, hoxhallarë të rajonit dhe të ftuar të tjerë.
Nën moderimin e Hfz. Irfan ef. Sulejmani- referent pranë Myfinisë së Shkupit, manifestimi ka filluar me një ashere nga hfz. Gazmend ef. Tairi, ndërsa me fjalë rasti në emër të Këshillit iniciues është paraqitur Hfz. Ramadan ef. Aziri, hatibi i xhamisë së Gërçecit.
Myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili, nikorqir i kësaj ceremonie zyrtare, iu drejtua te pranishmëve me fjalë përshëndetëse.
“Vëllezër të nderuar, ne i kemi vënduar Myftinisë së Shkupit, para katër viteve “Në shërbim të jetës fetare”, kjo përkthehet ndryshe ; Do të jemi në shërbimin tuaj, njëzetekatër orë aty ku do të kërkohet ndihma jonë dhe aty ku do të na jepet mundësia që t’ju shërbejmë.
Natyrisht, shërbimi ynë në këtë punë të hajrit bëhet me mbeshtetjen e parezervë të Reisul Ulemasë, falë bashkëpunimit institucional me komunen e Sarajit dhe vullnetit të besimtarë që ka kjo anë, per ta shtuar në këtë nënqiell edhe nje shtëpi të Zotit, në fshatin Gërçec të Sarajit.”
Sekretari i komunës Saraj, z. Sefi Shabani, në fjalën e tij përshëndetëse, premtoi mbështjetjen e tij dhe të administrates komunale, deri në hapjen e xhamisë.
“Paqja, begatitë, mirësitë, ndihma, mëshira e Allahut të gjithëmëshirshëm qofshin gjithmonë me ne – ka thënë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema, H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, në hedhjen e themeleve të xhamisë së dytë në Gërçec.
Këtë ditë ai e ka quajtur ditë gëzimi, një kënaqësi të veçantë për BFI-në, sepse po ndërtohet edhe një xhami, edhe një vent i shenjtë ku do të madhërohet Allahu xh.sh.
Ai mes tjerash shtoi; “Jam thellësisht i bindur se me ndihmën e Zotit Fuqiplotë shumë shpejt do të ndërtohet dhe të vjen dita kur do të hapen dyert e xhamisë për të qenë në shërbim të besimtarëve.”
Duanë e fillimit të punës në xhaminë e re të Gërçecit, e ka bërë kryetari i kuvendit të BFI, H.Fejsall ef. Kadriu.