VIZITA E DELEGACIONIT TË LARTË TË BIRK

Më 31 mars 2023, Myftinia e BFI–Shkup ishte nikoqire e delegacionit të lartë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës që vizitoi Shkupin.
Delegacioni i udhëhequr nga kryeimami i BIRK Vedat ef. Sahiti realizoi këtë vizitë të xhematit shkupjan në kuadër të vizitave të ndërsjella të të dy bashkësive fetare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Vedat ef. Sahiti, kryeimam i BIRK qëndroi në mesin e xhematit të xhamisë Mustafa Pashë, Dr. Ajni Sinani, kryetar i kuvendit të BIRK në Isa Beu, Dr. Orhan Bislimaj, kryetar i këshillit të BIRK në Prizren në Sulltan Murat, Musli Arifaj, kryetar i këshillit të BIRK në Pejë në Arasta, Abedin Sadriu, përgjegjës për çështje fetare në BIRK në Allaxha.
U jemi mirënjohës dhe All-llahu i shpërbleftë!