Më 28 shkurt 2020, (e xhuma) , referenti i rajonit të Karadakut Fejsall ef.Kadriu, prezantoi në 4 xhami përgjatë 4 kohëve të namazit.
Përgjatë këtyre vizitave ndau kohë për të bashkëbiseduar me xhematlinjtë si dhe për t’u njoftuar me gjitha sfidat që ballafaqohen këshillet e xhamive në mbarëvajtjen e punës së xhamive të tyre.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e xhamisë së fshatit Katllanovë.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë, vizitoi xhematin e xhamisë së Dëshmorëve – Haraçinë
▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë Haxhi Imer – fshati Luboten
▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë, vizitoi xhematin e Xhamisë me Dy Minare – fshati Luboten.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup