VIZITË XHAMISË NË NEREZ TË MESËM

Më 17 shkurt 2023, sekretari i Myftinisë së BFI – Shkup mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti Arment Halimi vizitoi xhematin e lagjes Nerez i Mesëm, me rastin e dorëzimit të autorizimit për emërimin e Zija ef. Ismailit në detyrën hatib në xhaminë e re të kësaj lagjeje.
Sekretari mr. Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Zija Ismailin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar suksese e mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar, bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së BFI – Shkup.
Me këtë rast Nexhmi efendiu realizoi hytben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.