Më 29 tetor 2021, (e xhuma) , referenti i rajonit të qytetit, dr.Fatmir ef. Zaimi prezantoi në 5 xhami përgjatë 5 kohëve të namazit.
Përgjatë vizitave të realizuara nëpër xhamitë e lagjes Gazibabë, dr. Fatmir ef. Zaimi, si përgjegjës i xhamive të zonës së qytetit ndau kohë për t’u njoftuar mbi kërkesat dhe sfidat e imamëve dhe këshilleve udhëheqëse të xhamive.
▪︎Në kohën e faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë “Hatunxhuk”;
▪︎Hytben e xhumasë e mbajti në xhaminë “Kapixhi Hamza”;
▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë vizitoi xhematin e xhamisë Haxhi Qazim’;
▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë ‘Haxhi Jonuz’;
▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë vizitoi xhematin e xhamisë ‘Kasim Beu’.