Më 17 shtator 2021, referenti i karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe referenti Dr. Fatmir ef. Zaimi vizituan fshatin Koliçan i poshtëm. Me rastin e kësaj vizite Dr. Fatmir ef. Zaimi mbajti hutben e xhumasë ndërsa hfz. Irfan Sulejmani i priu xhematit në namaz.
Me kërkesë të imamit Osman ef. Murtezan i cili u përshëndet me xhematin dhe paraqiti dorëheqjen e tij nga detyra dhe njëherit u emërua imam i këtij fshati Hfz. Ismet ef. Murtezan.
Ish imamin Allahu e shpërbleftë për shërbimin ndërsa hfz. Ismet ef.Murtezan Allahu i dhashtë shëndet dhe suksese në punë.