VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE NË LAGJEN VIZBEG

Më datë 12 nëntor 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit dr. Fatmir ef. Zaimi në cilësinë e përgjegjësit të xhematit të Shkupit vizitoi xhematin e Xhamisë me Dy Minaret të lagjes së Vizbegut, me rastin e emërimit të Miftar ef. Islamit në detyrën; hatib dhe mualim.

Para faljes së namazit të xhumasë, dr. Fatmir ef. Zaimi në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Miftar ef. Islamin, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit.

Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi hatibi i sapoemëruar në detyrë, Miftar ef. Islami.