VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË ME DY MINARE – SARAJ

Dje, më 8 tetor 2021, e xhuma, sekretari i Myftinisë, Mr. Nexhmi ef. Ferati, njëherit referent i rajonit të Dërvenit, i shoqëruar nga referenti Fejsall ef. Kadriu, vizituan Xhaminë Me Dy Minare të Sarajit.
Përgjatë kësaj vizite, në emër të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili, Nexhmi Efendiu ndau mirënjohje këshillit të vjetër të xhamisë në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë si këshill i xhamisë ndërsa vendimin e këshillit të ri e ndau referenti Fejsall ef. Kadriu.
Vlen të theksohet se këshilli i ri i përkohshëm me në krye haxhi Xhemali Veselin është zgjedhur deri në ditën e organizimit të zgjedhjeve të reja nga BFI në nivel republikan në të gjitha xhamitë e vendit.
Këshillit të sapoemëruar i dëshirojmë suksese në punën e mëtutjeshme.