VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË QENDRORE – HARAÇINË

Më 14 maj 2021, e xhuma, me rastin e festës së Fitër Bajramit, h.Fejsall ef.Kadriu, referent i Vakufeve pranë Myftinisë së Shkupit dhe Mr.Nexhmi ef. Ferati sekretar pranë Myftinisë së Shkupit, vizituan xhematin e xhamisë Qendrore të Haraçinës.
Ata u mirëpritën nga hatibi i xhamisë hfz.Idriz ef.Bajrami këshilli dhe xhemati i pranishëm.
Në fillim, fjala përshëndetëse i takoi hatibit, hfz. Idriz Efendiut i cili shprehi kënaqësinë e tij për praninë e referentëve dhe më pas, uroi xhematin me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke e lutur Allahun xh.sh që ti ketë pranuar gjitha lutjet, agjërimin, ibadetet dhe veprat e mira.
Mesazhin e ditës në hutben e xhumasë e përcolli h.Fejsall ef.Kadriu.
“Festa e Fitër Bajramit, është ditë gëzimi, ditë e triumfit për çdo besimtarë, ditë e shpërblimeve të mëdha, sepse kjo ditë festive paraqet kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm për pëkushtimin tonë, agjërimin tonë dhe gjitha veprat e mira gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Andaj, lus Allahun xh.sh, me bindje të plotë që t’i ketë pranuar gjitha veprat tona!
E gëzofshim festën e Fitër Bajramit!” – tha h.Fejsall ef.Kadriu, në hutben e xhumasë.
Pastaj, Mr.Nexhmi ef.Ferati e udhëhoqi xhematin në faljen e namazit të xhumasë.