Më datë 3 shtator 2021 (e xhuma), referenti i Myftinisë së Shkupit, H.Fejsall ef. Kadriu, në cilësinë e përgjegjësit të rajonit të karadakut vizitoi xhematin e xhamisë së Dëshmorëve, me rastin e emërimit të Sead ef. Jasharit; imam dhe mualim.
Para faljes së namazit të xhumasë, H.Fejsall ef. Kadriu në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Sead Efendiun, në emër të Myftiut uroi imamin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit.
Sead Efendiu pasi pranoi autorizimin, u betua para xhematit se do t’i përmbahet Rregullores.
Mes tjerash, ai e falenderoi Myftiun e Shkupit, dr.Qenan ef.Ismaili për besimin e dhënë dhe para xhematit të pranishëm deklaroi se këtë detyrë do ta kryen me nder dhe përgjegjësi të plotë.
Pastaj, hutben e xhumasë e mbajti hatibi i xhamisë Hafiz ef. Izairi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi imami i posaemëruar në detyrë, Sead ef. Jashari.