Referenti Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimes Qëndresa Bakiu realizoi shpërndarjen e 70 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë së “Poshtme në f. Rashçe”.
Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
