DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT SFILLARE E POSHTME

Me 4 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 37 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë së fshatit “Sfillare e poshtme” te mualimi h. Muzemil ef. Osmani.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Sheip ef. Ismani i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri hfz. Sheval ef. Azizi.
All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!