Më18 maj 2023, në platonë para xhamisë “Murat Pasha” në Çarshi të Shkupit, nën patronazhin e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili u organizua ceremonia e hapjes solemne të Qendrës për Kulturë dhe Arsim dhe Institutit të hifzit për vajza – Bezisten.

Në këtë solemnitet mori pjesë kreu më i lartë i BFI – së Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëveprimtarët e tij, Myftiu i Gostivarit Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, Myftiu i Manastirit Amit ef. Rasimi dhe Myftiu i Shtipit Nasir ef. Rexhepi, kryetari i Komunës Çair z. Visar Ganiu, kryetari i Komunës Haraçinë z. Ridvan Ibraimi, kryetari i kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri, drejtori i ITKSHSH dr. Skender Asani, kryetari i Esnafit të Çarshisë z. Bujar Dullovi, përgjegjësi i institutit të hifzit hfz. Xhemail ef. Nuhiu, profesoresha të “Medresesë Isa Beu”, afaristë – përkrahës të Myftinisë së Shkupit, hoxhallarë, hafizlerë dhe dashamirë të Myftinisë dhe islamit.
Filimin e këtij solemniteti e paralajmëroi moderatori Ali ef. Ziberi me hafizin e ri Dijar Ibraimi i cili këndoi pjesë nga Kurani Famëlartë.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij iu dëshiroi mirëseardhje të pranishmive në këtë solemnitet, shprehu kënaqësinë që sot Myftinia e Shkupit organizon hapjen e kësaj qendre të rëndësishme me çka i kthehet vlera edhe Çarshisë së Shkupit. Ai më tej në pika të shkurta përshkruajti rrugëtimin gjatë këtij procesi madhor dhe falenderoi të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kontribuan që ky objekt të merr pamjen dhe vendin e tij të merituar.
Kryetari i Komunës Çair z. Visar Ganiu përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se me këtë vepër i kthehet dinjiteti Çarshisë së Shkupit.
Drejtori i ITKSHSH dr. Skender Asani në pika të shkurta përshkruajti historikun e Çarshisë dhe Bezistenit.
Më tej, vijuan ilahi të kënduara nga Husna Nuhiju nga mektebi DRITA dhe Abdurrahman Ismail nxënës i institutit të hifzit “Hfz. Ismail Efendiu”.

Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në emër të Myftinisë së Shkupit i ndau një plaketë haxhi Sejdi Kurtullush që vjen enkas nga Turqia, afarist që tërësisht mbuloi shpenzimet e meremetimit të Insitutit të hifzit për vajza. Reisul Ulema poashtu i ndau autorizimin përgjegjëses së sapoemëruar të institutit të hifzit për vajza hfz. Kadrije Sulejman.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij theksoi se kjo është një vepër madhore dhe më në fund Bezisteni u kthye në vendin që meriton.
Për ta përmbyllur këtë ceremoni ashtu si i ka hije, duanë e rastit e bëri Myftiu i Myftinisë së Kërçovës Qamil ef. Rushiti.
Më pas të pranishmit u drejtuan drejt Bezistenit ku pas prerjes së shiritit para portës, panë nga afër zyrat e Myftinisë, të redaksisë “Hënëza” dhe Insitutin e hifzit për vajza.