Sonte, 5 korrik, bazuar në planin e haxhit 2023, pas namazit të jacisë, haxhilerët e Shkupit udhëhequr nga hoxhallarët realizuan vizitat e disa vendeve historike përreth Qabes në Meke. Filluan vizitën tek shtëpia e lindjes së Pejgamberit alejhi selam, e cila tashmë është shëndrruar në bibliotekë, pas kësaj, vizituan Mesxhid Xhin (xhaminë e xhinëve), Mesxhid Shexhereh (xhamia e pemës) dhe e përfunduan me vizitën e varrezave Muala.
Udhëheqësit sqaruan historikun dhe domethënien e vendeve në fjalë.