KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “IKRE” NË SARAJ

Më 27 dhjetor 2021, Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Arife Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë “Ikre” në Saraj.

Përgjatë kësaj vizite, komisioni kontrolloi dhe vlerësoi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit nxënësit i mësuan nga mualimja Xhevhere Ramani.

Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë mualimen me Mirësitë e Tij të pakufishme për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve suksese në rrugëtimin e tyre të dijes!