MYFTIU VËZHGOI ECURINË E NDËRTIMIT TË XHAMISË SË RE NË FSHATIN MARAN

Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga përgjegjësi i Myftinisë për rajonin e Karshiakës hfz. Irfan ef. Sulejmani, vizitoi fshatin Maran dhe përsëafërmi pa ecurinë e ndërtimit të xhamisë së re në këtë fshat.
Në këtë vizitë Myftiu u mirëprit nga kolegët hoxhallarë dhe këshilli iniciativ të cilët i falenderoi për angazhimin si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që me bujarin e tyre kontribojnë në ngritjen e kësaj shtëpie të Allahut.