CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “OMER IBN ABDULAZIZ” – KAMENIK

Sot, më 29.12.2019 (e diel) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë Omer ibn Abdulaziz të Kamenikut u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë.

Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë, xhematlinjë e familjarë të nxënësve.

Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve Bajram ef.Salihi i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni.

Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili mes tjerash tha:
“Mektebet janë vende ku edukohen gjeneratat e reja të shëndosha, ku fitohen njohuritë bazë të fesë, ku mësohet morali dhe edukata islame dhe ky rezultat arrihet vetëm përderisa trekëndëshi pedagogjik është aktiv:
Mualimi në njërën anë, prindi dhe nxënësi i dijes në anën tjetër.”

Për fund, duanë e rastit e bëri hatibi i xhamisë Ismailhaki ef.Fajzullahu.

Në fund, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam të ndjekur tek Bajram Efendiu.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup