MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MBLEDHJEN E RREGULLT RAPORTUESE PËR VITIN 2019

Sot, më 28.12.2019 (e shtunë), në prani më tepër se 250 pjesmarrësve: kryetarëve dhe anetarëve të këshilleve të xhamive të Myftinise, kryetarit të kuvendit të BFI – së Fadil ef.Ramadanit, anëtarëve të Myftinisë, u realizua mbledhja e rregullt raportuese.

Në këtë mbledhje Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili para këtij numri të madh të pranishmëve paraqiti në mënyrë të hollësishme të gjitha aktivitetet e relizuara përgjatë vitit 2019 si dhe në pjesën e dytë, planin aksional për vitin e ardhshëm 2020.

Disa nga pikat kryesore të aktiviteteve që prezantoi Myftiu ishin:
Ngritja e punës profesionale të ekzekutivit (operativës) , pjesmarrja mediatike, instucionalizimin dhe rregullimin e statusit të xhamive, bashkëpunimi i brendshëm dhe i jashtëm institucional, ngritja profesionale e hatibëve dhe imamëve , shtimi i komunikimit dhe afërsisë mes nëpunësve fetar të Myftinisë, manifestimet me rastin e shënimit të ditëve dhe netëve të dalluara islame, angazhimin njëvjeçar për rregullimin financiar të nëpunësve fetar nëpër xhami, zhvillimi i planprogramit të mektebeve, shqyrtimi i vakëfeve të Shkupit, aktivitetet e realizuara përgjatë muajit të Ramazanit.
Nuk mungoi dhe raportimi i detajuar mbi tubimin e mjeteve financiare për xhamitë e rrezikuara si dhe iniciativa për tubimin e mjeteve financiare për familjet e prekura nga tërmeti Shqipëri.
Në pjesën e dytë Myftiu prezantoi planin aksional vjetor për vitin 2020.
Në pjesën e fundit të kësaj mbledhje iu nda mirënjohje (plaketë) familjes Bislimi në shenjë mirënjohjeje për shërbimin shumëvjeçar të të ndjerit Sali ef.Bislimit, ish referentit për Çështjen e Vakëfit pranë Myftinisë së Shkupit dhe për shërbimin shumëvjeçar si hatib i xhamisë Reshadije në fshatin Sveta Petkë.
Në pjesën e dekorimeve u ndanë plaketa të tjera, në shenjë mirënjohje për shërbimin e dhënë ndaj institucionit me rastin e kalimit në pension sekretarit Sadrija Hasanovic dhe hatibit të xhamisë së fshatit Vërzhallë, Rexhep ef. Zendeli dhe Muharem ef. Abduramani, pas shërbimit të tij 36 vjeçar si imam pranë xhamisë së fshatit Rahoviq.
Pas përfundimit të mbledhjes, në hapësirat e restorantit Fa – Fa u shtrua drekë për të gjithë pjesmarrësit.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup