DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË “HAXHI JONUZ” – LAGJJA GAZI BABË

Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 17 prill 2022 – 16 Ramazan 1443H (e diel) në xhaminë “Haxhi Jonuz” të lagjes Gazi Babë realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore.
Programin e moderoi nxënësja e Medresesë, Ermira Memeti.
Programi filloi me lexim të Kur’anit nga Zylfije Kadriu, nxënëse e Medresesë “Isa Beu”.
Programi nisi me fjalimin përshëndetës të anëtares së Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, Mubera J. Asani.
Azra Demiri, nxënëse pranë Medresesë,mbajti ligjeratën në kuadër të punës praktike.
Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Prof. Naxhije Bakija profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu, e cila ligjëroi mbi temën: ““Rringjallja dhe 7 – grupe nën hijen e Arshit të Allahut xh.sh”.