Me 24 janar 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë “Sfillare e Epërme” nga mualimja Lulzime Metushi.
Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve.
Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam, ndërsa Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Lulzime Metushi i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
