Me 1 mars 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 17 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë Omer Ibn Abdul Aziz – Hasanbeg te mualimi h. Elez ef. Aliu.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Elez ef. Aliu dhe imami i xhamisë h. Llokman ef. Aliu, të cilët ju dëshiruan mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri profesori i Medresesë Isa Beu, dr. Mevlud ef. Aliu.
Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë.
All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!

