MBLEDHJE ME NËPUNËSIT FETARË DHE MUTEVELITË E XHAMIVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më 2 mars 2024 Myftinia e BFI – Shkup organizoi me sukses mbledhjen e rregullt me hoxhallarët e rajoneve të Shkupit si dhe mutevelitë e këshilleve të xhamive përkatëse në të cilën Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili raportoi për aktivitetet e realizuara deri më tani, e në veçanti për organizimin e Ramazanit të sivjetshëm (2024/1445).
Në këtë mbledhje, para të pranishmëve Myftiu paraqiti raport të përgjithshëm për vitin 2023, aktivitetet që janë realizuar, sfidat që kemi pasur vitin që përcollëm si dhe arritjet dhe sukseset tona të përbashkëta. Ai më tej i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, mbi vendimet e sjellura të Myftinisë së Shkupit, mbi mënyrën e organizimit të Ramazanit në të gjitha xhamitë e territorit të Shkupit.
Në fund, u bë shpërndarja e imsakijes, vendimeve të Ramazanit 2024 në shqip, maqedonisht, boshnjakisht, turqisht dhe Ditari i ramazanit për fëmijë.
Myftinia e BFI – Shkup është mirënjohëse dhe vlerëson angazhimin e të gjithë hoxhallarëve dhe mutevelive të këshilleve të xhamive të të gjitha rajoneve që treguan respekt, me prezencën e tyre sot në këtë mbledhje, krahas obligimeve dhe angazhimeve të tyre.
Le të jetë ky Ramazan, muaj i solidaridetit dhe i afrimit në mes vehte si dhe një mundësi për ndryshime pozitive në shoqëri.