Me datë 1 korrik 2023 në hapsirat e institutit të hifzit “Ismail Efendiu” në prezencë të komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Shkupit, filloi seanca e parë dëgjimore e kandidatit për hafiz Jusuf Asani.
Sekretari i Myftinisë Mr. Nexhmi ef. Ferati në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili përshëndeti të pranishmit me një fjalim rasti duke e lutur Allahun e Lartëmadhëruar që hafizit të ri t’i jep shëndet dhe t’i ndihmojë deri në dëgjimin komplet të Kuranit Famëlartë.
Hafizi në fjalë hifzin e mësoi te hoxha hfz. Ejup ef. Kadrijevski.
Allahu e shpërbleftë muhafizin dhe ia kompensoftë në dy botët.
Seanca dëgjimore e hifzit do të vazhdojë ditën e hënë insha Allah.
