Komisioni për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Reshadije – f.Sveta Petkë

Dje, më 5 mars 2020 (e enjte), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve mr. Nexhmi ef. Ferati dhe anëtari i komisionit Shefket Baftjari vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Reshadije të fshatit Sveta Petkë me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre mbi:

leximin e Kur’anit, bazat e besimit, dhe njohuritë tjera elementare të fesë.

Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit Shaip ef.Jusufi

Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 7 nxënës.

Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup